E ndërtoi një kat të ndërtesës më shumë se sa ishte me projekt, ngritet padi penale ndaj një kompanie nga Tetova


SPB Tetovë ka paraqitur një padi penale kundër një subjekti juridik nga Tetova dhe F.B. (43) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, si person përgjegjës në subjektin juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”. Gjatë vitit 2023, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, të akuzuarit ndërtuan një ndërtesë banesore me një kat më shumë se sa ishte parashikuar në lejen e ndërtimit të lëshuar nga autoriteti kompetent.