Një rast i rëndë është publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një zonjë e moshuar e cila dhunohet nga një infermiere në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë. ATV-ja mëson se e moshuara që u sulmua është nëna e dëshmorit Taulant Nura i rënë në betejën e Çabratit në Gjakovë. Për rastin në fjalë, dy persona janë arrestuar derisa prokuroria ka angazhuar dy prokurorë.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /atvlive