“E mori një shok në telefon”, vëllai i të zhdukurit rrëfen momentin e fundit që pa 46-vjeçarin në Sarandë

Vëllai i Fatmir Sulovarit një nga dy 46-vjeçarët e zhdukur pa lënë asnjë gjurmë prej gati një muaji në Sarandë, tha se familja e tij nuk ka asnjë konflikt.
Pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Gëzim Krasniqi tha për mediat se vëllai i tij nuk ishte në shoqëri me të zhdukurin tjetër, Thodhori.
“Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit. Takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal. E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme.. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë. S’kemi asnjë dyshim. Leonardin e ishte të njohur. Ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin. S’e di se për çfarë toke bëhet fjalë. Dëgjuam llafe njerëzisht se ata mund të ishin në Vrinë”, tha ai.