E mori me forcë nga rruga, 19 vjeçari nga Tetova e përdhunoi në veturën e tij 14 vjeçaren

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një 19-vjeçari për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në njoftimin e Prokurorisë Publike, thuhet se i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.
“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për krahu drejt në veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë. I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike