E mbytën me thikë të riun nga Kosova, këta janë dy kriminelët


Dy të rinj, në stilin e kriminelëve ordiner, kanë mbytur një 26 vjeçar. T7 ka siguruar pamjet e momentit kur dy banditët therin të riun ferizajas, i cili ishte në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e Ditës së Bajramit.

Dy të rinj ferizajas, D. SH dhe M. M janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e 26 vjeçarit Elvedin Ibrahimi. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Express ka siguruar videon e momentit kur dy të rinjtë therin me thikë Ibrahimin, i cili ishte në vendin e tij të punës.

Gjithë ngjarja ka ndodhur, sipas burimeve brenda policisë, si hakmarrje ndaj disa rrahjeve të tjera që kanë ndodhur në të kaluarën.