E mbuluar me shami dhe e veshur me të gjata, kështu po i kalon pushimet Shkëndije Mujaj

Prej disa kohësh, Shkëndije Mujaj, ka bërë një ndryshim radikal në jetën e saj. Ajo ka hequr dorë plotësisht nga fotot dhe videot provokuese në rrjetet sociale, dhe tani është mbuluar me shami e i është dedikuar fesë islame.
Këngëtarja tani jeton në Zvicër, ku here pas here tregon mënyrën e jetesës atje në profilet e saj në rrjetet sociale.

Tani që jemi në sezon veror, në “Instagram”-et e personazheve të njohur të ekranit nuk mungojnë imazhet nga pushimet e tyre. Edhe Shkëndije zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se po relaksohet.
Por ndryshe nga vitet më parë, tani ajo nuk shfaqet me bikini seksi që i tregojnë linjat trupore në bregdet. Në imazhet e postuara online, Mujaj shihet me shami në kokë dhe e veshur me streçe të zeza e me një bluzë me mëngë të gjata. Ajo shihet me make up në fytyrë dhe me një kapele mbi kokë për ta mbrojtur nga rrezet e diellit.