E mbijetuara e mas*akrës së Jasharajve sot feston ditëlindjen, kështu e uron vëllai Bekim Jashari

Besarta Jashari vajza e heroit kombëtar Hamëz Jashari e cila u shpëtoi su*lmeve brutale të forcave serbe ndaj Kullës së Jasharajve në Prekaz sot feston ditëlindjen e 33-të. E në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar urimi i vëllait të saj Bekim Jasharit i cili njëherit është edhe kryetar i Komunës së Skënderajt.

“Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar për datëlindje tënde por 24 orë në ditë 7 ditë në javë 365 ditë në vit gjithmonë! Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj! Gëzuar datëlindjen!” ka shkruar kreu i Skënderajt në Facebook.

Besarta ishte vetëm 11 vjeçe kur më 5, 6 e 7 mars 1998 familja Jashari për të tretën herë me forca të mëdha policore dhe ushtarake su*lmohet nga shteti i Serbisë. Në këtë Betejë së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë atdheut dhe kombit 20 anëtarë 10 prej të cilëve fëmijë.

Ky është urimi i plotë i Bekim Jasharit: