E majta kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe dalje nga NATO

Partia politike e cila ka marrë dy deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, E majta në programin e saj sa i përket fushës së politikës së jashtme, përpos synimeve për anulim të Marrëveshjes së Prespës dhe rishqyrtim të Marrëveshjes me Bullgarinë ofron zgjidhje specifike me të cilat do të shkaktonte kthesë r adikale në politikën e jashtme të vendit. Një nga qëllimet kryesore drejt së cilës është orientuar kjo parti në fushën e raporteve bilaterale, është tërheqja e njohjes së KosovësIzraelit dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë, kjo parti vlerëson se vendi duhet të njohë menjëherë pavarësinë e Palestinës, Katalonisë dhe baskëve.Ata janë për vendosje të partneritetit strategjike me RP të Kinës. Në planin e raporteve multilaterale, kjo parti synon për dalje urgjente të vendit nga NATO dhe tërheqje të pakushtëzuar të të gjitha fo rcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake të cilat nuk kanë mandat nga OKB.