“E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës


Partia “E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës, zyrtare e BDI-së, për nxitje të urr*ejtjes, përçarjes dhe jotolerancës në baza kombëtare.
“E pandehura ak*uzohet se nëpërmjet Facebook-ut ka publikuar një status kërc*ënues duke iu referuar lu*ftës së vitit 2001, në të cilën kanë humbur jetën qindra qytetarë të Maqedonisë. Kr*imi është kryer kundër shtetit dhe qytetarëve të tij, me qëllim të lëndimit të ndjenjave kombëtare të maqedonasve, e frymëzuar nga urrejtja e thellë kombëtare dhe jotolerancës ndëretnike.

Motivet e të pandehurit në kryerjen e kësaj vepre janë poshtërimi i sistemit të sigurisë, dmth., duke dërguar një kërc*ënim të hapur për sigurinë publike të vendit, duke bërë thirrje për sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe duke mbjellë frikë dhe duke rre*zikuar sigurinë e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikë dhe që e ndjejnë dhe e duan atë si atdheun e tyre”, thuhet në deklaratën e partisë politike”.
“E Majta” pret që Prokuroria Themelore Publike të shqyrtojë seriozisht dhe ta merr parasysh kallëzimin penal, ta thërret Dardhishtën në pyetje dhe të ngrejë kallëzim.