“E majta” dorëzoi dy amendamente, kërkojnë regjistrimi të mbahet në prill të vitit të 2022

Partia opozitare “E majta”, ka dorëzuar në Kuvend dy amendamente për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në vend, njoftuan nga kjo parti.
Duan shtyrjen e regjistrimit për në muajin prill të vitit 2022.
“Amendamenti i parë kërkon ndryshimin e fjalëve “nga 5 deri 30 shtator 2021” me fjalët “1 deri në 21 prill 2022”.

Kjo ishte edhe kërkesa e parë e “Të majtës” që kur filloi fushata “Nuk e hap derën””, njoftojnë nga “E matja”.
Amendamenti i dytë, parasheh që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji, “të ndalojë të regjistrohet diaspora”.
“Enti Shtetëror i Statistikave është i obliguar që ta menjanojë aplikacionin për vetëregjitrim”, thonë nga “E majta”.
Përfundojnë duke thënë, se këto kërkesa janë në suaza të standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit.