”E Majta”: Do ta korrigjojë nismën për referendum

Partia “E majta” paralajmëroi se do të korrigjojë iniciativën për referendum në lidhje me propozimin francez dhe do ta ridërgoj në Kuvend. Nëse edhe versioni i korrigjuar refuzohet, atëherë partia paralajmëroi bllokadë të tërësishme të Kuvendit. Xhaferi sot përsëriti se, mënyra në të cilën është parashtruar pyetja e referendumit mund të krijojë probleme në procedurën e mëtejme. Ai tha se iniciativa e partisë “E majta” nuk është në përputhje me dispozitës e nenit 135, ku qëndron qartë dhe në mënyrë precize në çfarë baze duhet të rregullohet kërkesa.

“Në lidhje me përmbajtjen e pyetjes, ajo është vetëm përkujtim se, mënyra se si është parashtruar pyetja mund të ketë mjaft problem në procedurën e mëtejme. Nuk e them atë unë por, institucionet e tjera në shtet thonë se, pyetjet e tilla nuk janë akt i përgjithshëm juridik. Kështu, që vetëm e përkujtojë në atë çfarë thonë institucionet e tjera dhe jo se unë ndërhyjë në atë pjesë” – deklaroi Xhaferi.

“E majta” ka dorëzuar iniciativën për referendum në Kuvend më 7 tetor me pyetjen “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkludimeve parlamentare nga 16 korrik të vitit 2022?”. Xhaferi gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet një letre ka njoftuar kryetarin e partisë, Dimitar Apasiev, se iniciativa nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kërkoi që në afat prej 15 ditësh, propozuesi të harmonizojë kërkesën me dispozitat e rregullore.

Iniciatiava e “Të majtës” vjen pasi, kryeparlamentari, Talat Xhaferi muajin e kaluar refuzoi iniciativën e VMRO – DPMNE-së për referendum, për shfuqizim të marrëveshjes me Bullgarinë. Arsyetimi i Xhaferit ishte se, iniciativa nuk është në përputhje me Kushtetutën, pasi marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen nuk mund të ndryshohen me ligj. /KlanMacedonia/