E Majta: “Çmimet e deriaveteve të naftës në Maqedoni rriten, ndërsa vonon rritjen e pagës minimale”

Partia E majta përmes një njoftimi thotë se qeveria vazhdon të mos dëgjojë kërsat e punëtorëve për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

“Përderisa çmimi i derivateve të naftës rritet, inflaxioni i nxitur nga disa kriza në shtet vazhdon të rritet, kurse bankat dhe firmat private vazhdojnë t’i rrisin përfitimet e tyre”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se me rritjen e fundit të derivateve të naftës është bërë harxhim shtesë për familjen në Maqedoni.

“Gjatë muajve të fundit vërejmë rritje të vazhdueshme të çmimit të produkteve bazë, por në vend të rritjes së pagës minimale që nuk ka ndryshuar nga prilli i vitit 2021, qeveria sërish kalkulon dhe po shtyn”, shprehen nga E majta./Telegrafi/