E largoi birrën nga tavolina, por Pogba e pranoi trofeun me logo të Heinekenit

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, të martën gjatë konferencës për media të Euro 2022, e largoi nga tavolina shishen e birrës Heineken. Kjo, pasi Pogba njihet si mysliman i devotshëm dhe alkooli për besimtarët e fesë islame është haram.

Por, Pogbas duket se nuk i ka penguar logoja e Heinekenit në trofeun që mori pasi u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren e Francës kundër Gjermanisë, shkruan Express

Videoja e Pogbas duke e larguar shishen e birrës Heineken nga tavolina ku po mbahej konferenca për media e Euro 2022, u bë virale në rrjetet sociale.
Në vend të shishes së birrës, ai në tavolinë la vetëm shishen me ujë.