E la drejtimin e autobusit 30 minuta para se të ndodhte aks*identit….

Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aks*identin tragjik me 10 v*iktima, të ndodhur këtë të diel në Brod të Kroacisë.

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aks*identi dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës.

Në autobusin e aksi*dentuar me targa të Kosovës, ndodheshin 67 pasagjerë 10 prej të cilëve humbën jetën ndërsa 45 të tjerë janë lënduar 8 prej të cilëve sipas kreut të Emergjencave Civile Damir Trut janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu ai ka konfirmuar se në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë ndodheshin edhe fëmijë.