E la AAK-në për Vetëvendosjen, ish deputetja e Ramushit ia nxori të ‘palarat’: Të kemi bërë zv/ministër me 74 vota

Ish-zëvendësministri i Ambientit në Qeverinë Haradinaj, Besim Demi ka njoftuar se do të votoj për Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo pas këtij vendimi të tij, ka reaguar ashpër ish deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo shkruan në Facebook duke e quajtur atë si të papërgjegjshëm, që AAK-ja e bëri zv/ministër përkundër humbjes, pasi nuk i mori as 74 vota.

Tutje shkruan se AAK-ja besuan në të, ndërsa i thotë shko aty ku e gjen veten.
“Marrja s’ka fytyrë”, e përfundon postimin Kadrijaj.
Postimi i plotë:

I nderuar Besim Demi, njeri i papërgjegjshëm që u bëre zv/ministër pa asnjë kredit partiak; njeri që të pranoj Aleanca përkundër humbjes tënde që nuk i more 74 vota; njeri që një sistem u ngrit në këmbë për ty sepse besuan në qëndrueshmëri për shtetin …aty ku e gjen veten shko!

Sidoqoftë vendimet i ke të shkruara dhe mos manipulo me opinion.
Marrja s’ka fytyrë.