E KONFIRMUAR: Ronaldo s’është më i Juventusit!

Maximiliano Allegri e ka konfirmuar largimin e Cristiano Ronaldos. Trajneri italian ka thënë në konferencën e sotme se CR7 dje u ka thënë se nuk e ka në plan më të juaj për Juven.
“Dje, Ronaldo më tha se nuk ka më ndërmend të luajë për Juventusin. Ai nuk është në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Empolit. Ai do të kërkojë një klub të ri pas tre vitesh këtu” ka thënë Allegri.

Në këto momente janë duke u zhvilluar bisedime mes drejtuesve të Manchester Cityt dhe agjentit të Ronaldos. Raportohet se gjithçka po ecën mirë dhe se shpejt pritet zyrtarizimi i tij.