E konfirmon OBSH: Varianti i ri i Covid-19 po përhapet më shpejt

Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të variantit të ri të COVID-19 në Britani të Madhe që Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock e tregoi më parë gjatë një adresimi në parlament.

Mike Ryan, shefi i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë variant gjenetik të raportuar në 1.000 individë në Angli.
“Autoritetet po shikojnë rëndësinë e saj. Ne kemi parë shumë variante, ky virus evoluon dhe ndryshon me kalimin e kohës”, tha tutje ai.
“Ky virus besohet se po përhapet shpejtë në Jug-Lindje të vendit”, kishte thënë sot, Hancock raporton BBC.

Përhapja po ndodh më shpejt se sa varianti ekzistues, me mbi një mijë raste deri më tani, shtoi Sekretari britanik.
Ndryshe, ka pasur raportime të variantit të ri në 60 zona të autoritetit lokal, dhe besohet se është i ngjashëm me atë të gjetur në vendet e tjera gjatë muajve të fundit.