E konfirmon MPB: “Alpinisti i dytë u gjet i vdekur”

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se ka vdekur njëri prej alpinistëve që është gjetur në Malin Sharr, pas raportimeve për zhdukjen e tyre. Nga QMK thanë se edhe anëtari i MPB-së që është lënduar do të transferohet në spital.

“Dy personat e zhdukur janë gjetur në shpatet e shkëmbit të Malit Sharr, në zonën pranë vendit të ashtuquajtur Maja e Titos. Nga shefi i QRMK-së Tetovë jemi njoftuar se komandanti i Njësisë Speciale të MPB-së i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë operacionit të shpëtimit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht me automjet po dërgohet në Qendrën Klinike. Personi i dytë që është gjetur, është i vdekur dhe ndodhet ende në vendngjarje. Që i njëjtat të transferohen, paraprakisht duhet të kryhen procedurat konkrete”, thanë nga QMK.