E konfirmon Kurti/ Anëtarë të grupit Wagner vepruan në veri të Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për estonez ‘Delfi’, ka treguar se ka prova që vërtetojnë se serbët që bojkotuan zgjedhjet në veri, ishin anëtarë të grupit mercenar ‘Wagner’.

Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh i shqetësuar lidhur me përfshirjen e Rusisë në tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Kemi dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin ëagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit. Disa anëtarë të ëagner dhe Ujqërve të Natës (një klub rus i tërbuar motoçikletash i mbështetur nga Kremlini – red.) erdhën në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar dhe kanë lidhje të ngushta me dy organizatat terroriste. Dhe një organizatë terroriste po dërgon kërcënime me vdekje për mua dhe ministrin tim të brendshëm”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri me dije se ka marrë kërcënime nga terroristët lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, është shprehur Kurti gjatë intervistës./