E kishte vr*arë vëllaun e gruas, dë*nohet me 18 vite bu*rgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dë*nuar me 18 vite bu*rgim të ak*uzuarin për vr*asjen e vëllait të bashkëshortes së tij në vitin 2014, Ekrem Junuzin.
Ak*tgjykimi është shpallur të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, sipas të cilit Junuzi për vr*asje të rëndë është dë*nuar me 17 vite bu*rgim, ndërsa për ar*mëmbajtje pa leje është dë*nuar me 1 viti e gjashtë muaj bu*rgim.

Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dë*nim unik prej 18 vitesh, në të cilin dë*nim i është llogaritur edhe koha e kaluar në parabu*rgim prej 8 marsit 2014, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Atij i është konfiskuar edhe ar*ma me të cilën e ka kryer veprën pe*nale, si dhe 10 fi*shekë.

Po ashtu, i ak*uzuari Junuzi është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të vi*ktimave të kr*imit, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij ak*tgjykimi.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që shkalla e parë shpall ak*tgjykim ndaj Junuzit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2017, Junuzin e kishte shpallur fajtor për vr*asje të rëndë dhe ar*mëmbajtje pa leje dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet bu*rg efektiv.
Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes së Junuzit, në shkurt të vitit 2018, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë çështje në rigjykim, mirëpo edhe pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 qershor 2019, Junuzin sërish e kishte shpallur fajtor.

Për vr*asje të rëndë Junuzi ishte dë*nuar me 24 vjet bu*rgim, ndërsa për ar*mëmbajtje pa leje me një vit e gjashtë muaj bu*rgim, kurse, 25 vjet bu*rg kishte qenë dë*nimi unik i shqiptuar ndaj tij nga gjykata.
Ndërsa, Gjykata e Apelit më 31 tetor 2019, kishte nxjerrë vendim me të cilin për herë të dytë e kishte anuluar ak*tgjykimin dë*nues të nxjerrë në shkallë të parë dhe këtë çështje pe*nale e kishte kthyer sërish në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të Ap*elit, rezulton se vendimi i nxjerrë në shkallë të parë ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave pe*nale, dispozitivi i ak*tgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me vetveten.
Ekrem Junuzi ak*uzohet se më 8 mars të vitit 2014, në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e ka pr*ivuar nga jeta vëllain e saj, Bastri Krasniqi.

Sipas ak*takuzës, Junuzi pasi që ka te*ntuar të gjej zgjidhje për këto mosmarrëveshje me Bastri Krasniqin, vëllain e bashkëshortes në një kafiteri të Prishtinës, ku prezent kanë qenë edhe djali dhe vëllai i të pandehurit dhe derisa të njëjtit ishin duke u kthyer nga kafiteria, më të arritur tek shtëpia e vëllait të Junuzit, i pandehuri ka dalë nga vetura e tij dhe iu ka afruar veturës së djalit të tij ku gjendej Bastri Krasniqi, ka hapur derën e veturës dhe me dashje që ta pr*ivoi nga jeta e ka sht*ënë tre herë me ar*më zj*arri, në drejtim të tashmë të ndjerit, në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e këtyre të sht*ënave, Krasniqi kishte mbetur i vd*ekur, derisa një pl*umb e kishte go*ditur në këmbë edhe vëllain e tij, Fejzi Junuzin, të cilit i është shk*aktuar lë*ndim i rëndë trupor.