E kishte parashikuar pandeminë, Bill Gates tregon formulën se si mund të mposhtet koronavirusi

Bill Gates e kishte parashikuar se bota rrezikohet nga një pandemi. Tani ai tregon se si mund të fitohet lufta ndaj pandemisë Covid-19, betejë që mund të zgjasë deri në 10 javë, nëse procesi i kurimit ecën mirë dhe punohet ashtu sikurse duhet.

“Nëse një vend bën një punë të mirë me testimin dhe marrjen e masave për kurimin, atëherë brenda 6-10 javësh do të vëmë re dita ditës një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve”, tha miliarderi.

Gates, fondacioni i të cilit ka angazhuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundrejt pandemisë globale COVID-19, ka dhënë mendimet e tij për çështje të cilat lidhen me distancimin shoqëror, vaksinat dhe pasojat ekonomike që shkakton ky virus.

“Unë shqetësohem për të gjithë dëmin ekonomik që do të shkaktojë ky virus, sidomos në vendet në zhvillim të cilët nuk mund ta kryejnë si duhet distancimin shoqëror, ashtu sikurse mund ta bëjnë vendet e zhvilluara, duke marrë parasysh këtu dhe problemin lidhur me aftësinë spitalore e të cilëve është shumë më e ulët.”