E kishte falsifikuar numrin e shasisë së automjetit, arrestohet në kufirin e Bogorodicës 23-vjeçari nga Shqipëria

Më 16 nëntor 2024, rreth orës 15:30, në Pikën Kufitare Bogorodicë, gjatë daljeve nga shteti, policia arrestoi një shtetas shqiptar, J.H. (23), pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se numri VIN i shasisë së automjetit që ai drejtonte, një “Volkswagen Sharan” me targa shqiptare, ishte falsifikuar. Për këtë incident është informuar prokurori publik, dhe automjeti është konfiskuar. J.H. u transferua në Stacionin Policor të Gjevgjelisë për procedura të mëtejshme.