E kishin organizuar? Zbulohet mesazhi që Sali Berisha i dha truprojave, pasi hëngri grùshtin


Grùshti që hëngri ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, sapo nisi protesta, mori vëmendjen e të gjithë mediave.

Sot Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me Publikun në PD, zbuloi mesazhin që Berisha i dha truprojave në atë moment.

“Qe vetë doktori, i cili për agrèsorin i bënte thirrje truprojave, ‘ju lutem lëreni mjeranin se nuk e bën ai’.

Nuk mund të themi se kjo gjë ndodhi rastësisht. Kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik”, tha Hysaj.

Kujtojmë se Gert Shehu pasi qèlloi ish-kryeministrin Berisha u shtri në tokë dhe turma filloi ta gòdiste, ndërsa më pas truprojat e zotit Berisha bënë të mundur largimin e tij nga turma.

Shehu më pas është transportuar me një abulancë në spitalin e Traumës, ku edhe mori mjekim, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme ka firmosur edhe urdhër arrèstin.