E kaluara e errët e Dardan Krivaqës, në 2017 bëri për spital ish të dashurën dhe su*lmoi familjarin me thi*kë

Publikimi i ngjarjes së rëndë në Kosovë ku Dardan Krivaqa dyshohet se vr*au 18-vjeçaren Marigona Osmani, ka zbuluar disa episode ku ka qenë i përfshirë autori. Për shumë nxënës të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur. Një nga ish nxënësit e kësaj shkolle, G.B. tregon që kur ishte në klasë të gjashtë, Dardani, e kishte ndaluar për t’i vj*edhur të gjitha gjërat që i kishte. “Kemi qenë me një shok prapa gjimnazit në Ferizaj, kur Dardani na ka dal me thi*kë dhe shokut ia ka marr telefonin Nokia Gold”.

Dardani nuk është një person i panjohur në policinë. Sipas mediave në Kosovë ai ka 122 precedentë të mëparshëm penalë. Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë si vijon: 11 raste për gra*bitje, 93 raste të vj*edhjes dhe vj*edhjes së rëndë, 1 rast dhu*nimi, 12 raste pranimi të gjërave të vje*dhura, si dhe pesë lëndime trupore.
Krivaqa, i cili po bashkëjetonte prej më shumë se dy muajsh me vi*ktimën, dyshohet se e ka vr*arë 18-vjeçaren e më pas, bashkë me Arbër Sejdiun, e kanë dërguar trupin e pajetë në repartin e emergjencës së Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhu*në edhe ndaj të dashurës në vitin 2017. Në qershor të këtij viti Krivaqa kishte su*lmuar me thi*kë familjarin e saj për shkak se i njëjti kishte te*ntuar ta largonte nga dhu*na që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur he*timi për “lëndim të lehtë trupor”. Një tjetër ak*uzë që rëndon ndaj tij është pl*agosja e një polici në fund të vitit 2020.