“E kalon dot oqeanin?”/ Kur Rama paralajmëronte Berishën se SHBA do ta shpallte “non grada”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur sot të padëshiruar Sali Berishën, me argumentin se është përfshirë në afera korruptive. Këto akuza u hodhën poshtë nga ish-kryeministri.

Mirëpo, ky vendim ka rikthyer në vëmendje përplasjet në Kuvend të regjistruara në janar të 2019-ës, kur Rama paralajmëronte Berishën se SHBA do ta shpallte “non grata”, dhe ai nuk do të ishte më në gjendje të “kalonte oqeanin”

“Sali, ti e kapërcen dot oqeanin? Hajde përgjigju, ti e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse nuk do e japësh, je i mirëkuptuar, është shumë i gjerë dhe i thellë ai oqean. Sali, ti mendove se do ta kalosh detin, por oqeani nuk është Valbona ku ti i dhe lejet për HEC dhe fshihesh si skuth, se je ti që e shkatërrove dhe tropojanëve nuk ke fytyrë të dalësh përpara. Sali, unë e di që më do në thelb, dhe më sheh edhe fizikisht, u skuqe, u zverdhe, tani na thuaj ti burri që çan malet e kapërcen detet, a e kapërcen dot oqeanin?”
Nga ana e tij, Berisha nuk hezitonte t’i kundërpërgjigjej Ramës, duke i thënë se kishte marrë shumë ftesa nga SHBA.