SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër K.M. (47) nga Prilepi për veprën penale “shantazh”. Më 29 gusht 2024, ish-partnerja e tij raportoi se në periudhën nga viti 2023 deri në maj 2024, K.M. e ka kërcënuar vazhdimisht përmes rrjeteve sociale se do të publikonte fotografi me përmbajtje eksplicite të saj nëse nuk i jepte para. Si rezultat, ajo i ka paguar gjithsej 501,730 denarë në disa raste dhe në lokacione të ndryshme.