“E ka mbyllur në një vikend shtëpizë, më pas e ka goditur me shuplaka, grushte dhe shkelma, dhe ajo ka marrë një thikë dhe ka prerë venat,” Prokuroria ka ngritur procedurë kundër një personi nga Manastiri

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur procedurë kundër një 39-vjeçari nga Manastiri, i dyshuar për veprën – Heqje të paligjshme të lirisë sipas nenit 140 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, si dhe – Lëndim trupor sipas nenit 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 21 tetor, gjatë dhunës në familje në një mënyrë mizore, i dyshuari e ka mbyllur dhe mbajtur të mbyllur ish-partneren e tij në mënyrë të paligjshme, duke e dëmtuar edhe fizikisht. Viktima, përpara shtëpisë së saj, kishte hipur në automjetin e tij. Ai filloi të ngasë dhe fillimisht e goditi me grusht në kokë. Më pas e çoi në vikend shtëpizën e tij në Nizhnepole, ku e shtyu me forcë, e mbylli dhe ndërsa e mbante të mbyllur, për një orë e goditi me shuplaka, grushte dhe shkelma në kokë dhe trup.

Viktima nuk mund të duronte më sjelljen e dhunshme të tij, prandaj mori një thikë nga kuzhina dhe preu venat e dorës së majtë. Megjithatë, i dyshuari vazhdoi ta godiste në mënyrë mizore, duke i shkaktuar disa lëndime trupore.

Prokurori publik i ka dërguar gjykatësit të procedurës paraprake një propozim për vendosjen e masës së paraburgimit, por i dyshuari është në arrati, dhe procedura e paraburgimit do të filloje të zbatohet pas gjetjes së tij.