Një person i mitur është arr* estuar të enjten në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka postuar në rrjete sociale një video të një vajze të mitur. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Më 07.09.2021 vi* ktima femër kosovare ( e mitur) ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) është inçizuar dhe të njëjtin inçizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social.”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.