Si pasojë e një komplikacioni shëndetësor aktori Igli Zarka është detyruar që të lërë shtëpinë e ‘Big Brother’.
Ai ka lënë lojën për të marrë menjëherë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.
Menjëherë pas lajmit banorët kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje.
Fifi ishte një nga banorët e cila edhe u përlot pasi mësoi për largimin e aktorit.
Pak minuta pas lajmit, Semi dhe Fifi kanë nisur të përgatisin valixhet e tij.