E habitshme: Në TikTok me gjuhë të urr*ejtjes kërkohet kryqëzimi i Xhaferit

Në një video që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” e publikuar nga “vmrodpmne.mk”, kryqëzohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me gjuhë të urr*ejtjes.
Videoja e publikuar përmban pyetje “A dëshironi ta shpërbëjmë kuvendin?”, ndërsa më poshtë thuhet “T’i japim fund këtij shqiptari”, duke e përdorur termin racist.

Gjuha e urr*ejtjes është përdorur edhe në komentet me fjalitë “Shqiptar i mirë, shqiptar i vd*ekur”, ndërsa videoja përmban sekuenca të punës së Xhaferit në Kuvend.
Ndryshe, gjuha e urr*ejtjes dhe nxitja dhu*në është e dë*nueshme sipas Kodit Penal të RMV-së, ndërsa këto fenomene janë më të shpeshta para zgjedhjeve për të mobilizuar masa.