MPB ka njoftuar se me datë 08.10.2024 në ora 20:30 në fshatin Kamnjan të Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin A.J.(22) nga Kamnjani, duke vepruar sipas raportimit paraprak, se pas një mosmarveshje të mëparshme me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime trupore personit F.S.(35) nga i njëjti fshat, me të cilin njiheshin dhe punonin së bashku. A.J. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.