E gjithë media shqiptare e fshehu dje pjesën thelbësore të fjalimit të Presidentit të Serbisë. Pse?

Spartak Ngjela

l.
Ptesidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje ishte krejt i shfryrë. Ai nuk e kishte më atë krenarinë sterile antishqiptare që e kanë trashëguar nga Nikola Pashiç, nga Tito dhe nga Milosheviçi. Dhe me shpirt ndër dhëmbë tha: “Duhet të pajtohemi me realitetin. Prej 600 vitesh ne e genjejmë vetveten. Kosova sot është e pavarur, duhet me arrit kompromis. Nese vazhdojme kështu, per 100 vjet, asnjë serb nuk do te mbesë më ne Serbi, të gjithe do ikin. Sërbët po ikin nga Nishi ne Beograd e le më të kthehen në Kosove”.

Sigurisht që serbët kanë 600 vjet që ushqejnë veten me gënjeshtra, por që janë dhe 600 vjet që vrasin shqiptarë për t’iu marrë territoret, duke u bashkuar me të gjithë pushtuesit që kanë kaluar në Gadishullin Ilirik. Të fundit, me osmanët dhe me fuqitë europiane dhe me Rusinë, kur në vitin 1913 lanë jashtë kufijve të Shqipërisë 2/3 e teritorit shqiptar.

Por tani shqiptarët janë në ngjitje të vazhdueshme. Ka qenë konsistenca shqiptare me sakrificë sublim
e që shqiptarët, të ndrysur nëpër malet e veta, shpëtuan gjuhën shqipe. Por mos mendoni se kanë bërë pak.
Gjergj Fishta ishte nga shqiptarët e mëdhenj që e njihte me themel historinë shqiptarë, dhe e dinte shumë mirë këtë kur vargëzoi:
…”porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfes zhqetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha jonë shqyptare”….

ll.
Të gjithë: që nga Sulltanati Osman e deri te i fundit, që ishte Milosheviçi, të tërë egërsinë e kanë derdhur te gjuha shqipe. Sidomos kisha greke që e konsideroi gjuhën shqipe “një gjuhë të mallkuar”; se e kanë ditur mirë në fakt, që, e gjithë mitologjia e Greqisë së Lashtë, shpjegohet me gjuhën shqipe. Por edhe grekët, edhe serbët , e dinë që, thellë- thellë, me anë të gjuhës shqipe tregohet e vërteta për Gadishullin Ilirik dhe vetë qytetërimin perëndimor.

Injorantë kanë qenë, po e kanë kapur me intuitën e njeriut të lig që shqiptarët do t’i shpëtojë e do t’i ngrejë në majat e tyte gjuha shqipe. Dhe kështu po ndodh.

Të dy krahët, uzurpatorë dhe armiqësorë me shqiptarët: grekët dhe serbët, sot duken të tularur, pa forcë dhe me një mllef kundër Amerikës.
Pse? Sepse në aleancë me shqiptarët, Amerika po kërkon të rivendosë në drejtësi padrejtësitë çnjerëzore që u janë bërë shqiptarëve nga Turqia, Serbia, Greqia dhe Rusia.
Dhe gjithçka ka nisur me pavarësinë e Kosovës.

Ill.
Po, ku ka realisht Serbi dhe Greqi?! Këtë tha i vrarë Vuçiçit
indirekt dje: “kemi 600 vjet që gënjejmë veten”. Dhe ishte i vrarë në fytyrë. Se e vërteta sigurisht që të vret. Dhe e mendon me dhimbje historinë e gënjeshtërt që është thënë, por do dhe këkon të shpëtojë diçka për popullin e vet.

Veçse, Vuçiç ishte i saktë, kur në fjalimin e djeshëm tha: “ne nuk jemi si politikanët shqiptarë, prandaj unë do të bëj gjithçka vetëm që Serbinë ta shoh stabile në Bashkimin Europian”.
Sigurisht që ai nuk është si politikanët shqiptarë, të cilët në100 vjet kanë shitur interesin kombëtar në Beograd, deri te këta tre të korruptuarit e medhenj të kësaj kohe – Berisha, Rama dhe Meta – të cilët gjithë shpresën për të shpëtuar nga ndëshkimi antikorrupsion e kanë në Moskë, në Beograd dhe në Athinë. Njëlloj si të gjithë paraardhësit e tyre që kanë blerë pushtetin e vet duke shitur Shqipërinë dhe duke varfëruar në ekstrem shqiptarët.

E kuptoni tani se përse nuk e dha media shqiptarë dje pjesën thelbësore të fjalimit të Aleksandër Vuçiçit?