E gjithë familja e Jakimovskit në listën e zezë në SHBA për shkak të korrupsionit


Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur sot në listën e zezë Stevço Jakimovskin, kryetar i komunës së Karposhit dhe kandidat për president, si dhe Katica Janeva, ish-prokuroren publike speciale.

Jakimovski, në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, ishte i përfshirë në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit publik për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Përveç Jakimovskit, Departamenti i Shtetit vendosi në listën e zezë edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë – dy djemtë e tij të rritur, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, dhe gruan e tij.