E gjeti edhe shkenca: Truri i mashkullit egoist, i femrës altruist dhe i mirë

Femrat pothuajse gjithmonë kanë synim që të ndihmojnë, madje edhe të panjohurit, gjë që me gjininë mashkullore nuk ndodh.
Studimi i bërë në Zvicër ka konstatuar që – truri i mashkullit nxit egoizëm, ndërkaq i femrës dashamirësi dhe kujdes. Mirëpo, nuk është çdo gjë edhe aq e thjeshtë.

Gjatë hulumtimit, ekspertët kanë vështruar dy aktivitete të trurit kur marrin vendime joegoiste dhe kur mbisundon egoizmi.
Shkencëtarët kanë zbuluar që stri-atumi (pjesa e trurit e cila na “shpërblen” me do-paminë kur bëjnë diçka të mirë) te femrat tregon reagim më të theksuar kur marrin vendime joegoiste, në krahasim me gjininë mashkullore.

Nga ana tjetër, stri-atumi te meshkujt më shumë ka reaguar te sjellja egoiste. Pjesa më interesante e hulumtimit ka të bëjë me momentin kur shkencëtarët kanë paaftësuar stri-atumin me ndihmën e ilaçeve.
Atëherë femrat janë bërë egoiste, ndërkaq meshkujt shpirtmirë! Ky zbulim ka shkaktuar st.uhi të vërtetë në botën shkencore.

Megjithatë, udhëheqësi i hulumtimit, dr. Aleksander Stotchek thotë që ndyshimet me siguri janë të bazuara në nivel kulturologjik, jo në atë biologjik.
“Janë të rralla dallimet në trurin e mashkullit dhe të femrës, që mund të radhiten në fenomene natyrale. Më parë mund të konsiderohet si rezultat i sjelljes sociale dhe i qëndrimeve”, thotë ai.

“Truri i njeriut është i bërë i tillë që baza e procesit të mësimit të jetë në shpërblim. Eksperimentet tregojnë që vajzat e vogla nga vegjëlia janë të nxitura në altruizëm, për shkak se truri i femrës dërgon sinjale shpërblimi për vepër të mirë”, thotë Stotchek.