E fundit: Deputeti i BDI-së me COVID-19, shtrihet në Klinikën Infektive!


Deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se gjatë ditës së djeshme është shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Shkup.
Për deputetin Ziberi u tha se ka rezultuar pozitiv edhe në ditën kur ishte votuar Qeveria e re, mirëpo në gjë e tillë nuk ishte konfirmuar nga shërbimet e Kuvendit, duke theksuar se deputeti nuk ndjehej mire.

Ai është i njohur edhe për aktivitetin e tij si ish-drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, që gjatë fushatës së zgjedhjeve u shkarkua nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe vlerësimeve të ndryshme për situatën me pandeminë.