Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.
“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK fton edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksionin kundër kontrabandës në katër pjesë të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut, ku ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë atje.
Ky është momenti kur serbët lokalë gjuajnë një tjetër mjet shpërthyes në drejtim të gazetarëve kosovarë: