E fiksuar pas teknologjisë, i krijojnë gurin e varrit në formën e i-Phone-it


Zhvillimi i teknologjisë është aq i madh, saqë është ideuar edhe në një gur varri.

Në Ufa të Rusisë ka një gur varri në formë e i-Phone 7-ës.

Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme e madje, edhe një QR-Code.

Guri i varrit u kërkua nga babai, i cili e vuajti shumë humbjen e vajzës 25-vjeçare.

Prodhuesi i gurit të varrit, i cili ka kryer porosinë, thotë se pasi e kanë parë, njerëzit i kanë bërë edhe porosi të tjera.

Ajo vdiq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta dhe kishte pasion të udhëtonte dhe ishte e fiksuar pas telefonit.