“E fëlliqur, e ulët, legene, e pisët, plaç, e degjeneruar, e pamoralshme,” Big Mama shpalos “arsenalin” ndaj Antonelës dhe del nga shtëpia

Antonela po fliste me Sarën dhe fillon të ankohet se nuk ha dot shumë gjëra që janë në shtëpi se është intolerante ndaj laktozës. Big Mama i kthehet dhe i thotë që mos të hynte fare në shtëpi se këtu kështu janë kushtet.

“Sa për probleme, unë kam lukthin dhe nuk po them gjë”, tha Big Mama në dhomën e rrëfimit. Antonela i tha se më ke sharë Serbisht. Unë të shaj jo vetëm Serbisht por edhe Shqip. U bë bëtha e kësaj. Unë dua të dal prej shtëpisë tani, tani. Big Mama u irritua shumë.

E fëlliqur, e ulët, plas, plaç…vazhdoi Big Mama shumë e irrituar. Antonela duket se ia arriti qëllimit sepse qëndroi e qetë, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Big Mama i shpjegoi Arbanës se ishte një lojë shumë e fëlliqur nga ana e Antonelës sepse me atë që tha për sharjen në Serbisht do vetëm që t’a nxjerrë keq te Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë! Big Mama vendosi dhe doli nga shtëpia: “nuk rri unë më me atë (Antonelën) në një shtëpi.