E ëma e Klodianit: Ia dhashë vetë lekët e cigares dhe fjeta. Në orën 4 të mëngjesit më thanë që ka vde*kur

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës së bashku me ministren Elisa Spiropali
E ëma i tha se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë .
E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte ar*më, sepse përherë ka pasur fr*ikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.
Ndërkohë që ai nuk kishte as ma*skë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.