E ëma e foshnjës që vdiq: “Fajin e ka mjeku, ishte me Sepsa e mjekonin për verdhëz”


Një foshnjë e lindur vetëm dhjetë ditë më parë në Prilep ka ndërruar jetë infeksioni Sepsa në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Nëna e foshnjës së ndjerë thotë se më 27 tetor ka lindur një foshnje të gjinisë mashkull të shëndoshë dhe se dy ditë pas lindjes, mjekët në spitalin e Prilepit i kanë thënë që foshnja duhet të rrezatohet për shkak të verdhëzës ku në fakt foshnja ka vuajtur nga Sepsa!

Ky proces ka zgjatur gjithë natën dhe më pas fëmija është dërguar për mjekim në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, me sqarim se atje kanë pajisje më të mira për trajtimin e verdhëzës.

Nëna e fëmijës së ndjerë akuzon Spitalin e Prilepit për pakujdesi dhe higjienë të keqe në maternitet.

Nga Klinika e Fëmijëve kanë sqaruar se i porsalinduri është sjellë në gjendje të rëndë, nën mbështetje të oksigjenit dhe pak kohë më pas gjendja është përkeqësuar. Në ndërkohë të porsalindurit i ka ndaluar funksioni i veshkëve, kështu që shtatë ditë pas shtrimit në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë. Të gjitha analizat, thonë nga Klinika, kanë treguar se bëhet fjalë përninfeksionin Sepsa të hershme që është fituar gjatë lindjes.

Nga spitalin e Prilepit konfirmohet zhvillimi i ngjarjeve të përshkruara nga nëna, por shtojnë se gruaja më parë ka pasur një infeksion vaginal.

POSTIMI I SË ËMËS: https://www.facebook.com/share/HUzXtLvmPkCL98ee/?mibextid=dD9HTC