‘E edukuar dhe modeste sikur të ishte askushi!’ Rama pret në zyrë Dua Lipën: Çfarë çike

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipën. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto me këngëtaren, ku shkruan edhe përshtypjen e tij për yllin e muzikës botërore.

Rama thotë se brenda tij mbeti gjurma e vajzës së mençur, e edukuar, e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Kryeministri Rama i ka dhuruar edhe një libër të tij me piktura.
‘DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike!’- shkruan Rama.