E duan mësuesen Albina, nxënësit e bokotojnë shkollën kurse drejtoresha hesht – Ragon Inspektorati (VIDEO)


Kanë kaluar 2 javë që kur ka filluar procesi edukativo arsimor por jo për të gjithë sepse nxënësit e klasave të para të shkollës fillore Kirili dhe Metodi akoma vijojnë të qëndrojnë jashtë bankave mësimore kjo sepse ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët në mes drejtoreshës si dhe prindërve në lidhje me largimin e afro 10 arsimtarëve nga puna nga kjo shkollë.

Pas dy orëve pritje përderisa në po xhironim roja futi prindërit brenda dhe menjëherë pastaj erdhi edhe drejtoresha
Kërkuam prononcim edhe nga drejtori i inspektoratit shtetëror të Arsimit Ardian Musliu i cili shkurt na u përgjigj
Është realizuar inspektim në shkollat në Tetovë por inspektimi s` ka përfunduar ende po vijojnë të mblidhen të gjitha informatat në teren dhe pas përfundimit të inspektimit do të dalim edhe me detaje konkrete tha për Tetova Sot në një përgjigje me shkrim drejtori i inspektoratit të Arsimit Ardian Musliu.

Siç e dimë fshesa e Bilall Kasamit në shtator mori mbi 20 arsimtarë të cilët u larguan nga puna dhe që atëherë prindërit e shkollës fillore Kirili dhe Metodi u ngritën në protestë ndërsa mësohet se zëvendësimet e pranuara nga ana e drejtoreshës akoma nuk kanë kontrata valide për punë.