“E dua këtë burrë”, flet gruaja që u martua me personin që i vrau vëllanë

Një grua që u martua me personin që u dënua për vr8asjen e vëllait të saj beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj dhe shprehet se e do atë me gjithë zemër.
Crystal Straus nga Ohio, u martua me John Tiedjen në fillim të këtij muaji pasi ai u lirua me kusht, në pritje të një rigjykimi për vr*asjen e gjysmë vëllait të saj Brian McGary në prill të vitit 1989.

Tiedjen ishte thjeshtri dhe shoku i dhomës i McGary dhe në kohën e të shtënave dhe go*ditjes me thikë të dy kishin kaluar një natë duke pirë alkool dhe mar*ijuanë.
E ftuar në një emision televiziv, Straus tha se e pranon që lidhja e tyre do të jetë “sfiduese”, por është e sigurt për pafajësinë e partnerit të saj dhe mendon se lidhja e tyre do të jetë më e fortë me kalimin e kohës.

Tiedjen ishte 25 vjeç kur McGary u gjet i vdekur në apartamentin ku ata jetuan dhe bëri 32 vjet burg për vrasjen.
Ai pranoi se e vrau McGary në një akt vetëmbrojtjeje pas një marrje në pyetje intensive nga detektivët.