E diela tragjike, tri vde*kje të dyshimta brenda ditës

Rreth orës 12:00 një grua e moshës 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj, ku jetonte e vetme.

Në njoftimin e dhënë nga Policia e Kosovës u bë e ditur se të njëjtit pranuan informatën se një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të del nga shtëpia.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhej në njoftim.

Trupi i viktimës u dërguar për obduksion, teksa rasti është duke u hetuar.

E një rast tjetër mjaftë i rëndë ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen ‘Dardania’ku mbeti i vrarë një person.

Si pasojë e të shtënave me armë, një person humbi jetën në veturën e tij.

Ngjarja ndodhi saktësisht në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’, teksa pas kësaj Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim shtetasin turk, Atila Yaldirim.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”, u tha nga policia.

Por raportimet për raste tragjike dje nuk përfunduan me kaq.

Një 23 vjeçar u vetëvar në banesën e tij në rrugën ‘Josip Rela’ në kryeqytet.

E.B u gjetë pa shenja jete nga familjarët e tij, teksa rasti edhe konfirmuar edhe nqa organet kompetente.

“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe informacioneve të marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima një mashkull 23 vjeç të jetë varur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën ‘Josip Rela-Prishtinë’”, thanë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.