E diela ditë jo pune: Punëdhënësit shprehin pakënaqësi

Gati një muaj që nga hyrja në fuqi e ligjit për ditën e diel si ditë jo pune – një numër i përfaqësueseve të bizneseve dhe punëdhënëseve kanë ngritur shqetësimin se përse nuk janë përfshirë edhe veprimtaritë e tyre si kategori të cilët duhet të punojnë edhe gjatë ditës së diel. Angel Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve ka deklaruar se së pari deri tek ai kanë reaguar disa aktivitete biznesore të cilat në mënyrë të pajustifikueshme janë përjashtuar nga kategoritë të cilët lejohen të punojnë gjatë ditës së diel.

“Për shembull prodhuesit e çimentos kanë reaguar disa herë, se duhet të punojnë në katër turne pa ndërprerje, por autoritetet shtetërore nuk e vendosen atë kategori në aktivitetet të cilat duhet të punojnë edhe gjatë ditës së diel, pastaj edhe sektori i ndërtimtarisë ka pasur të njëjtën kërkesë që të lejohen të punojnë gjatë ditës së diel”, deklaroi Dimitrov. Sipas tij, këtë e kanë kërkuar ata sepse shpesh ndodhë që ata nuk punojnë një apo dy ditë dhe për shkak kushteve klimatike mund t’ua mundësojnë të punojnë gjatë ditës së diel. Ai gjithashtu ka shtuar se punëtorët e këtij sektori duhet t’i kompensojnë 40 orë punë brenda një jave. Ndërkohë nga sektori i tregtisë, janë dakord që të mos punojnë të dielave, por disa prej tyre kanë reaguar ndaj pabarazisë, pasi në dyqanet e qendrave tregtare dhe në pikat e karburantit të cilët punojnë të dielave, shiten të njëjtat produkte që kanë edhe ata në raftet e dyqaneve.

“Reagime kemi nga Ohri, Struga dhe qendrat tjera turistike në vend. Nga atje na thonë se gjatë festave dhe gjatë sezonit turistik, turisteve u pëlqen të pinë kafe dhe të blejnë gjë sende të ndryshme. Pra këtu mund të kemi një rënie serioze të të ardhurave dhe nëse një punëdhënës ka një numër të madh të të punësuarve mund të vijë në një situatë ku duhet ta zvogëloj numrin e të punësuarve dhe kjo nuk është në favorin tonë”, ka shtuar ai. Organizata e Punëdhënësve mendon se tashmë gjatë zbatimit të zgjidhjes ligjore duhet të shihen të gjitha mangësitë, por edhe të eliminohen nëse ka.

“Të fillojmë ndryshimet pasi janë evidentuar të gjitha problemet, sepse ideja e një zgjidhjeje të tillë ligjore është të arrihet qëllimi dhe të mos futemi në situatë që të reduktojmë numrin e punëtorëve, të ardhurat nga taksat në buxhet dhe në përqindje. rritje të ekonomisë së hijes”, nënvizoi Dimitrov. Oda Ekonomike para Gjykatës Kushtetuese ka kundërshtuar ndryshimet ligjore në ligjin për marrëdhëniet e punës, me të cilat vendoset rregulli që e diela të jetë ditë pushimi. Oda e kundërshtoi ligjin me arsyetimin se ishte në kundërshtim me lirinë e tregut të sipërmarrjes. Pas kësaj nisme ka reaguar edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ku kanë deklaruar se dita e diel është ditë pushimi edhe pse një gjë e tillë nuk u pëlqen punëdhënësve. Ligji e diela, ditë jopune parashikon që gjatë të dielës të pushojnë 92 për qind e punëtorëve në vend. Përjashtim nga kjo do të ketë për ato veprimtari ku procesi i punës nuk mund të ndërpritet. Me ndryshimet, ata që do të angazhohen në punë të dielën duhet të marrin mëditje 100 për qind më shumë por edhe një ditë pushimi gjatë javës. (koha.mk)