“E diela ditë jo pune, pas pandemisë”

Fatmir Bytyqi, zv. kryeministër për Çështjet Ekonomike për “Telma” tha se ligji për marrëdhëniet e punës që do të ndalojë punën ditëve të diela për shumicën e aktiviteteve nuk do të miratohet gjatë pandemisë.

“Ne kemi debatuar për këtë projektligj për tre muaj deri më tani, dhe kemi në plan të debatojmë për tre muaj të tjerë para se të aplikojmë në Kuvend. Nuk duam t’i dëmtojmë punëdhënësit financiarisht gjatë epidemisë”, tha Bytyqi. Më parë, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se ai ishte personalisht kundër një vendimi të mundshëm që Qendrat Tregtare të mos punojnë të dielave.

Ai thotë se në të ardhmen e afërt do të investohen dhe ndërtohen objekte të tjera të tilla, kështu që nuk do të jetë mirë nëse atyre u ndalohet të punojnë në ditën e dytë të fundjavës.