E dhimbshme, vdes në moshë të re punonjësi i RTK’së

Ka ndërruar jetë punëtori i Radio Televizionit të Kosovës, Burim Mirena.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët dhe sindikata e punëtorëve të televizionit publik.

Përmes një njoftimi, nga sindikata e RTK’së, kanë deklaruar se Mirena ishte një profesionist i dalluar.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së, me pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin pë ikjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Burim Mirena. Burimi, përveç që ishte një profesionist i dalluar në njësinë e Titrimit dhe TI-së, ai ishte edhe një shok i dashur për stafin e RTK-së, gjë që e bën shumë më të madhe dhimbjen për ndarjen e tij nga ne. Sindikata, u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve, për humbjen e të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Familjarët në anën tjetër kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot në ora 14:00.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje ndërroi jetë, vëllau jonë(djali i axhës) Burim J. Mirena.Për shkak të situatës me pandeminë, ceremonia mortore do bëhet nën prezencën e familjarëve, varrimi do bëhet sot me datën 03.07.2020 ne ora 14:00, ne varrezat e fshatit Hade. Me pikëllim të thellë, Familja Mirena”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/SPRTK/posts/1613981162118108