E dhimbshme: Vdes mjeku që ndodhej në autoambulacën e cila u aksidentua në Gjakovë

Aksidenti i trafikut në mes të një veture dhe autoambulancës, i cili ka ndodhur para disa ditësh në Gjakovë, ishte ngjarja e cili tronditi qytetarët. Për shkak të këtij aksidenti, mbeti i vdekur shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, ndërkaq u raportua edhe për disa të lënduar rëndë.

Ndërkaq, sot ka ndërruar jetë edhe mjeku Mentor Salihi, i cili ishte në makinën e autoambulancës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miku i tij, Arbër Malota, përmes një postimi në Facebook.
“Mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim. Pas vdekjes së shoferit të autoambulancës së QMF-Gjakovë, vdes nê moshën tejet të re edhe mjeku Mentor Salihi”, ka shkruar ai./GazetaDemos/

Vlen të theksohet se i ndjeri, Mentor Salihi ka qenë student në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e Mjekësisë.
Ngushëllime familjes dhe miqve.