E dhimbshme| Sot varroset 4 vjeçari që humbi jetën në kanalin e Ibër-Lepencit

Sot i jepet lamtumira e fundit 4 vjecarit, Ylli Mehana, nga Vushtrria.

Këtë e ka bërë të ditur familja e 4 vjecarit, i cili u gjet pa shenja jete të martën në kanalin e lumit Ibër-Lepenc.

Njoftim nga familja Mehana:

Familja Mehana njofton se varrimi i voglishit 4 vjeçar i cili humbi jetën në kanalin e Ibër-Lepencit do të bëhet sot në ora 18:00, në varrezat e fshatit Akrashticë.

Ngushëllime familjes Mehana!