E dhimbshme: Pejanit të cilit i vd*iq vajza në ak*sident shkon në Kroaci, mundohet t’i qetësojë fëmijët e tij që shpëtuan


Para Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod të Kroacisë sot ka pasur rreth tridhjetë njerëz të dërrmuar, anëtarë të familjes dhe të afërm të udhëtarëve të lënduar në autobusin që ua mori jetën 10 personave në aks*identin e mëngjesit të djeshëm. Ata erdhën në Slavonski Brod kryesisht nga Gjermania dhe Kosova, që qenë pikënisja dhe destinacioni i vik*timave.

Familjet e të vd*ekurve dje morën informacione të tmerrshme, ndërsa sot do të duhej t’i identifikonin trupat e pajetë të më të dashurve të tyre. Të tjerët erdhën për t’i vizituar të lënduarit në spital.
Tek Arif Kikaj , i cili shkoi nga Peja në Kroaci, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare Alinda vd*iq në këtë aks*ident të tmerrshëm. Ai qan ndërsa flet për të. Kishte me vete katër nga pesë fëmijët e saj në autobus me të dhe të gjitha shpëtuan pa lëndime. Kur e përmend vajzën e tij, mes dy syve të tij të përlotur, një buzëqeshje e zbehtë i shpëton. Dhëndri i tij, burri i Alindës së ndjerë ulet në një mur betoni dhe i ngul sytë në qiell.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijekë dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djem të tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ajo shkoi tek ne me pushime. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin, sepse ishte më lirë. Është një tra*gjedi e madhe për ne”, tregon Arifi me lot, duke shtuar se do ta va*rrosë vajzën në Kosovë.

Fëmijët janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç. Ata e kanë parë nënën e tyre dhe po presin momentin kur stafi i spitalit do t’i lejojë ta marrin atë.
“Dhëndri ishte me ta. Ata e pyetën: Babi, ku është mami?”, thotë Arifi për Jutarnji, pastaj qan sërish. Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë pas disa ditësh dhe pasi të va*rrosin nënën e tyre atje, të kthehen në Gjermani.